Arritjet e të mësuarit online për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

Edukimi i të gjithë fëmijëve, përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, u detyrua të shndërrohej nga klasa të rregullta në mësim në online për shkak të sfidave të krizës globale pandemike. Shoqata për teknologji asistive – Hapni dritaret iu përgjigj kësaj sfide duke krijuar një platformë falas për mbështetjen e të mësuarit në internet për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, Shërbimin Online, i cili mbështetet financiarisht nga UNICEF.

Platforma ofron katër lloje të shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, përkatësisht, mbështetje të individualizuar për përdorimin e kompjuterit dhe internetit; stimulim i hershëm i zhvillimit; shërbime të terapisë së fjalës dhe mbështetje këshilluese për prindërit / kujdestarët. Shërbimet bazohen në qasjen e përqendruar tek personi dhe kanë për qëllim përmirësimin e zhvillimit personal të fëmijëve. Që nga fillimi i platformës në Prill 2020 e deri më sot, ajo ka regjistruar 236 nxënës me aftësi të kufizuara që marrin mbështetje të rregullt. Nga këto, 107 marrin mbështetje të logopedisë dhe 129 mbështetje të edukimit special në të mësuar. Numri i përgjithshëm i orëve të dhëna deri më tani është 7019 dhe ky numër po rritet çdo ditë. Mbështetja e platformës ofrohet në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe turke, dhe përdoruesit janë banorë të të gjitha qyteteve dhe zonave rurale në territorin e vendit tonë.

Krenar Qoku, zyrtar për marrëdhëniet me publikun dhe mbledhjen fondeve si dhe operator platformën e Shërbimit Online, tha: “Ne e filluam Shërbimin Online me një dozë frike për faktin se të mësuarit në internet para krizës pandemike ishte ende një proces i panjohur në praktikën tonë arsimore. Brenda një muaji, mbi 100 përdorues u regjistruan në platformë, dhe ky ishte treguesi ynë i parë i suksesit që morëm nga projekti. Ndërsa numri i nxënësve rritej, numri i edukatorëve specialë në shoqatën tonë u rrit në mënyrë që të plotësonte nevojat e çdo familjeje që kërkonte mbështetje nga platforma. Veçanërisht i rëndësishëm është fakti që përmes kësaj platforme, fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore u mundësohet të mësojnë në shtëpi, dhe kjo ishte veçënarsht e dobishme për fëmijët të cilët për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore shmangin dhe refuzojnë të largohen nga shtëpia ose të kenë ndonjë kontakt fizik me persona të tjerë. Gjithashtu, përmes mësimit në internet, ne u lidhëm me fëmijë nga zonat më të izoluara në Maqedoninë e Veriut në të cilat nxënësit jo vetëm që nuk kanë mundësinë të shërbehen nga një edukator special, rehabilitues ose logopedist aty pranë, por gjithashtu nuk kanë një infrastrukturë të kënaqshme transporti në kushtet e dimrit. Arritje të tilla dhe interesi i familjeve për të përfshirë fëmijët e tyre në platformën tonë janë një tregues i qartë për ne se zhvillimi teknologjik dhe mësimi në internet mund të kontribuojnë shumë në procesin e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse “.

Edukatorët special të përfshirë në platformë deklaruan:

Mbështetja e logopedisë përmes platformës Shërbimi Online ka qenë një histori suksesi për ne logopedët për një vit e gjysmë, por edhe për shumë familje të përfshira në këtë projekt. Falë mjeteve krijuese dixhitale, komunikimit të vazhdueshëm me prindërit dhe punës me fëmijët, fjalët e para u dëgjuan në shumë fëmijë dhe ne gjithashtu përmirësuam aftësinë e komunikimit të atyre që flisnin, por kishin vështirësi me artikulimin ose gramatikën në shqiptimi. Ky mjet i fuqishëm dixhital është arsyeja për të marrë buzëqeshje të përditshme të sinqerta dhe të ngrohta nga fëmijët dhe fjalë lavdërimi nga prindërit e tyre.

Dragana Simjanovska, logopede klinike

Çdo fëmijë ka nevojë për pak ndihmë, pak shpresë dhe dikë që mund të besojë. Nuk ka dyshim që periudha pandemike COVID-19 e ndërlikon arsimimin dhe aktivitetet e përditshme të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre, por angazhimi ynë dhe gatishmëria për mësimdhënie në distancë kanë shkatëruar çdo pengesë, duke rezultuar në sukses të madh. ”

Nermin Shaqiri, logopede klinike

“Pjesëmarrja në projektin UNICEF më ka sjellë një jetë shumë dinamike të përditshme, dhe është një kënaqësi e madhe të punoj me një ekip që është plotësisht i përkushtuar për arritjen e qëllimit të përbashkët. Ne përpiqemi të prekim tek sa më shumë prindër dhe fëmijë që kanë nevojë për ndihmën tonë. Edhe pse pandemia solli sfida të papritura, unë bëra shumë njohje të reja në këtë platformë dhe me punën tonë ne bëjmë progres të përditshëm dhe ndryshime pozitive në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve “.

Dançe Todorovska, edukatore speciale

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth Shërbimit Online, ju lutemi klikoni në linkun më poshtë: https://servisnasluzba.mk/