Përshkrim i kumbarëve

Bëhu “Kumbar i shoqatës sonë” synon ndërtim të bashkëpunimit afatgjat midis sektorin lokal të biznesit dhe shoqatës tonë. Fondet që do të mblidhen do të shdrytëzohen për të siguruar kushte për punë të drejtpërdrejtë me njerëzit që vijnë në Qendrën tonë dhe kështu do të kontribuojnë në ndryshimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Me donacione nga e kaluara, shërbimet tona falas janë përdorur nga më shumë se 600 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara. Trajtimi i marrë nga përdoruesit tanë është krijuar individualisht në përputhje me nevojat dhe aftësitë e secilit individ. Në qendër marrin pjesë fëmijë me paralizë cerebrale, autizëm, sindromë Daun, disleksi, vështirësi në të folur, fëmijë të verbër dhe me shikim të dëmtuar, fëmijë me vështirësi në të mësuar.

Qëllimi ynë është të pranojmë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për shërbimet tona. Duke marrë parasysh që prindërit kanë një barrë të madhe financiare për të ruajtur shëndetin e fëmijëve të tyre, shërbimet tona falas kanë një rëndësi të madhe për ta. Shuma mujore që prindi duhet të ndajë për fëmijën që të marrin shërbim falas, është 6000 denarë (përfshin 10 orë në muaj dy herë në javë).

Sipas projektit, çdo kompani që vendos të bëhet Kumbar i një fëmije me aftësi të kufizuara do të marrë në mënyrë periodike informacion në lidhje me përparimin e tij ose të saj, ashtu si një prind. Gjithashtu organizojmë edhe evente për t’u dhënë mundësi Kumbarëve të takohen me donatorët dhe prindërit e tyre, por edhe për të promovuar dhuruesit për publikun e gjerë.

Për çdo pyetje ose sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni Sofija Stojanovska, Fundraiser në shoqatën për teknologji assistive “Hapni dritaret” në (02) 3068 – 630 ose 071/253 855 ose në email: sstojanovska@openthewindows.org

Shpresojmë se do të jeni në gjendje të mbështesni këtë iniciativë dhe se së bashku do të sigurojmë qasje në mbështetjen individuale për fëmijët e qendrës tonë që janë në rrezik shoqëror.