Çka punojmë
“Hapni dritaret” është organizata e vetme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin më të gjerë e angazhuar plotësisht në promovimin e teknologjisë asistive. Që nga fillimi në vitin 2005, “Hapni dritaret” është shndërruar në një organizatë të njohur që përdor teknologjinë si mjet për mbështetur inkluzionin e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.
Të udhëhequr nga vizioni “për një botë me njerëz të barabartë dhe aktiv që përdorin teknologjinë për zhvillim personal, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqenien e komunitetit”, organizata përpiqet që plotësisht ta përmbushë misionin e saj, duke përdorur teknologjinë asistive për të inkurajuar dhe lehtësuar përfshirjen aktive të të gjithë njerëzve në botën moderne.
Sigurimi i qasjes në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit për të gjithë dhe përfshirja elektronike (ose përfshirja dixhitale, përfshirja elektronike) janë një udhëzues themelor i Qendrës për Teknologji Asistive. Qendra funksionon si një shërbim I hapur dhe falas dhe ofron shërbimet e rradhës: mbështetje individuale për përdorimin e kompjuterit dhe internetit, vlerësim individual të nevojave të teknologjisë assistive dhe mbështetje këshilluese-konsultative për aplikimin e teknologjisë asistive. Në Qendrën për Teknologji Asistive, fëmijët (mosha parashkollore dhe shkollore), të rinjtë dhe të rriturit me aftësi të kufizuara kanë qasje në informacion dhe internet dhe mësojnë të përdorin kompjuterin si një mjet për të arritur qëllimet e tyre të arsimimit ose punësimit. Qendra vizitohet nga njerëz me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara (paaftësi fizike, dëmtim të shikimit, dëmtim të dëgjimit, paaftësi intelektuale, autizëm, vështirësi të kombinuara dhe vështirësi në të mësuar).
Shërbimet bazohen në një qasje të përqendruar tek personi dhe synojnë të nxisin zhvillimin personal të përdoruesve. Zbatimi i teknologjisë asistive, përfshin harduer dhe softuer të përshtatshëm për fëmijët me nevoja të veçanta në arsim, dhe një ekip profesional prej edukatorëve specialë dhe një logopedësh e bëjnë “Hapni Dritaret” një shërbim unik në vend. Në bashkëpunim me përdoruesin dhe / ose prindërit, përgatitet një plan individual, zbatimi i të cilit vlerësohet çdo gjashtë muaj. Përdoruesit vizitojnë Qendrën një ose dy herë në javë dhe punojnë përmes seancave individuale ose punës në grupe.
Përveç punës me klientët, ekipi profesionist zhvillon punë këshilluese me prindërit, mësuesit dhe personat e tjerë të përfshirë në procesin e mbështetjes së klientit.