DIVERSITETI ËSHTË FAKT, KOHA ËSHTË PËR AKT!

Nëse pa mbështetje shtesë, adaptime ose përmbajtje, mësimi i rregullt i organizuar për një fëmijë nuk kontribuon në zhvillimin e potencialeve të tij / saj, ai fëmijë i përket kategorisë së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore (NVA).

Numri i fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në të gjithë botën është midis 10 dhe 15 përqind të numrit të përgjithshëm të fëmijëve. Në vendin tonë, për shkak të multietnicitetit, shumëgjuhësisë, varfërisë së lartë dhe pabarazisë sociale, kjo përqindje është edhe më e lartë!

Diversiteti në klasë ka ekzistuar gjithmonë, por gjithmonë është lënë pas dore, duke pare nevojat e tërë klasës si një nxënës të vetëm me aftësi dhe interesa mesatare. Dhe realiteti tregon se:

  • 10% e fëmijëve janë të talentuar dhe kanë nevojë për përmbajtje shtesë;
  • 4 në 10 fëmijë në Maqedoninë e Veriut kanë gjuhë amtare tjetër përveç asaj maqedonase;
  • 1 fëmijë nga 54, ose një fëmijë në dy klasa ka një formë të autizmit;
  • 1 në 6 fëmijë gjatë fëmijërisë së tyre të paktën periodikisht kanë vështirësi emocionale ose të sjelljes;
  • 1 fëmijë në 10, ose 2-3 fëmijë në një klasë kanë disleksi ose vështirësi të tjera në të mësuar;
  • 1 në 20 fëmijë, ose 1 fëmijë në çdo klasë ka një shkallë të ADHD;
  • 1 fëmijë nga 600, ose në një nga 20 klasa ka një nxënës me Sindromën Daun;
  • 11 fëmijë nga një mijë, ose në një nga 3 klasa ka një nxënës me aftësi të kufizuara intelektuale;
  • 1 fëmijë nga 345, ose në çdo klasë të njëmbëdhjetë ka një nxënës me paralizë cerebrale;
  • 5 fëmijë nga 1000, ose në çdo klasë të gjashtë ka një fëmijë me një shkallë të caktuar të dëmtimit të dëgjimit;
  • 3 fëmijë nga 1000, ose në çdo klasë të njëmbëdhjetë ka një fëmijë me dëmtime të shikimit mesatar ose të rëndë

Projekti “Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore”, financuar nga Fondacioni i Fëmijëve “Pestaloci”, mbështetur nga MAS, BZHA, pjesë e fakulteteve në vendin tonë dhe qeveritë lokale në komunat e Qendrës, Manastirit, Shtipit, Tetovës dhe Velesit dhe i zbatuar nga Shoqata për Teknologji Adihmëse “Hapni dritaret”, synon të ndryshojë besimin se shkollat e rregullta janë një vend i të mësuarit vetëm për nxënës me aftësi dhe interesa mesatare.

Të gjithë jemi të ndryshëm – të gjithë meritojmë arsim cilësor!